doodle-1

Uji FAB vjen drejtpërdrejt nga burimet e njohura të Shën Mërisë, një zonë që i përket malësisë lindore-verilindore të qytetit të Tiranës. Ato janë shumë të hershme dhe aq shumë të përdorura për kryeqytetin tonë, si e vetmja mundësi për furnizimin e popullatës nga burimet malore.

Pse konsumatorët duhet të zgjedhin ujin “Fab”? Me çfarë pritshmërish vjen ai në treg?

Kryesorja dhe më e veçanta e burimeve të Shën Mërisë është cilësia e lartë e ujërave që dalin nga këto burime. Analizat kimike dhe fiziko-kimike të tyre vërtetojnë faktin se kemi të bëjmë me ujë nga më cilësorin, në mos më cilësorin, krahasuar me burimet me të njëjtat kushte gjeologjike të daljes në sipërfaqe. Uji natyral Oligomineral “Fab” në mënyrë të vazhdueshme mblidhet nga reshjet e shiut dhe bora, të cilat më pas filtrohen nga shtresat e ndryshme të tokës, gurët dhe përbërës të tjerë natyralë, për të sjellë një burim plot minerale si: kalciumi, magnezi, kaliumi etj.

Sa i shëndetshëm vjen ai për blerësin, cilat janë parametrat dhe treguesit që e mundësojnë këtë?

Treguesi analitik më i spikatur dhe që tregon cilësinë e lartë të ujit “Fab” është përmbajtja shumë e ulët e mbetjes së thatë në 180⁰C, e shprehur në miligram për litër, mbi shtatë herë më i ulët se norma. Por jo vetëm ky tregues pasqyron cilësinë e lartë të tij; aty përfshihen edhe përmbajtjet e joneve Ca, Mg, Na, K. Tërësia e gjithë kripërave që përmban uji i burimeve të Shën Mërisë e bën atë të jetë një ujë i lehtë nga pikëpamja e pranimit nga organizmi i njeriut, me të cilin “nuk ngopesh duke e pirë”.

Të gjitha fotot dhe videot realizuar nga Daniel Pupla. 

doodle-2

Interested To Get Our Featured Service